KreuCelebrity

Elvana i zbulon të gjitha, nga emri i famshëm i reperit që do të bashkëpunojë, deri tek data e publikimit!

Sot, me siguri, është një ndër ditët më të gëzueshme për fansat e Elvana Gjatës. Nëse dy ditë më parë, këngëtarja ngacmoi ndjekësit me lajmin se shumë shpejt do të sillte një këngë të re, para pak orësh ajo bëri të ditur emrin me të cilin ka bashkëpunuar për projektin, si dhe datën e publikimit. Sa për këtë të fundit, po ju themi vetëm diçka: 6 prill!

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa)

Ndërsa, reperi i cili i është bashkangjitur Elvanës në këtë këngë të fundit është një emër mjaft i njohur për publikun. Ty Dolla Sign do të jetë ai, i cili do të na surprizojë në këtë projekt, e të gjithë po mendojnë se Gjata ka vendosur të eksperimentojë disi në muzikë me këtë zgjedhje të fundit. Gjatë karrierës muzikore në Shqipëri, Elvana nuk i ka patur të pakta bashkëpunimet me reperë, edhe pse kjo mendohet të jetë diçka krejt ndryshe. Kënga do të titullohet ‘Off Guard’ dhe siç pretenduan dhe fansat e artistes, do të vijë në versionin anglisht.

https://www.instagram.com/p/Bg3gXEWlL0E/?hl=en&taken-by=elvanagjataaaa

Producent vazhdon të mbetet PooBear, ai të cilit Elvana i besoi që në fillimet e rrugëtimit jashtë kufijve vendas. Nga ana tjetër, Ty Dolla Sign njihet për bashkëpunime me të tjerë këngëtarë të njohur, si: Wiz Khalifa, Lil Wayne, Afrojack etj. Shpresojmë më të mirën!

https://www.instagram.com/p/Bd3Zg0GB5rV/?hl=en&taken-by=tydollasign

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF