KreuCelebrity

Ja se si ndjehet Beyonce për të gjithë dramën e krijuar rreth kafshimit në fytyrën e saj

Në mesin e të gjithë dramës rreth kafshimit të Beyonces , vetë mbretëresha e popit ka qëndruar e heshtur duke mos dashur të japë asnjë koment. Por kjo nuk do të thotë që ne të mos marrim një reagim të saj nëpër mjet miqve të këngëtares.

Sipas një burimi për Us Weekly, Beyonce është mjaft e kënaqur që të gjithë janë shqetësuar kaq shumë për të, por ajo kërkon gjithashtu nga të gjithë fansat që ta ndalin këtë “gjuetinë” për të gjetur personin e pirë që e kafshoi atë në party.

“Ajo mendon se njerëzit janë shumë të ëmbël që shqetësohen dhe kujdesen për të, por gjithashtu nuk dëshiron ta bëjë jetën e vështirë për personin që e kafshoi. Ekipi i Beyonce po kontaktohet gati nga të gjithë ata që mund t’i kenë kontaktuar ndonjëherë, duke i pyetur: a ishit atje? Çfarë ke parë? A keni dëgjuar diçka? Është çmenduri për këdo që punon me Beyonce”, tha burimi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF