KreuBusull

Kinemaja franceze në zi, ndërron jetë në moshën 85-vjeçare Stephane Audran…

Ishte një nga ikonat e kinemasë franceze në periudhën 1960-1980. Shkëlqeu me performancat e saj të shumta, kryesisht në filmat e Claude Chabrol. Stephane Audran i solli Francës jo vetëm lojën e shkëlqyer aktoriale, por edhe me dhjetëra çmime, përfshirë këtu një BAFTA në 1974, për filmat ‘The Discret Charm of the Bourgeoisie’ dhe ‘Just Before Nightfall’.

Një ndër performancat më të paharrueshme të Audren ishte dhe ajo në rolin protagonist për ‘Babette’s Feast’, prodhim që fitoi Oscar si Filmi Më i Mirë i Huaj në 1988. Aktorja u marta me Claude Chabrol më 1964, edhe pse gjithçka përfundoi në divorc më 1980. Gjatë kësaj periudhe së jetës martesore, çifti realizuan njëzetë e pesë filma së bashku, krijime që tashmë mbeten ndër perlat e kinemasë franceze.

Audren dhe Chabrol kanë vetëm një djalë, Thomas Chabrol. Pavarësisht ndarjes, bashkëpunimet mes tyre vazhduan edhe ndër vite, për disa të tjera projekte. Mes shumë çmimesh e performancash, arti francez ka humbur një tjetër ikonë të kinemasë…

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF