Kozeta Kurti kundër ‘Piter Pan’-it të Klan: “Skenografi Shakire me fëmijë që këndojnë ‘Çelësin e Zemrës’!” 0 7391

Formatet televizive dedikuar fëmijëve nuk janë të pakta, e duket se rekordin momentalisht e mban Klan. Është ‘E Diela Shqiptare’ programi që i dedikon një rubrikë të veçantrë të vegjëlve, ashtu sikurse prej dy të hënash tashmë kemi parë nisjen e një tjetër spektakli të ri, ‘Në kurthin e Piter Pan’. Lidhur me trajtimin e temave fëminore në televizione ka reaguar Kozeta Kurti, nëpërmjet shkrimit më të fundit.

View this post on Instagram

@nekurthinepiterpan pas pak në @rtvklan!

A post shared by Dance With Me Albania (@dancewithmealbania) on

Ajo ka shënjestruar Ora Neës dhe Klan për shfrytëzim dhe keqpërodrim të imazhit të fëmijëvë, duke nisur sqarimin lidhur me një program të parë tek Ora, ku vajzat e vogla shiheshin duke bërë ‘twerk’. Më pas, ajo ka kaluar tek rubrika ‘Ka një mesazh për ty’, që këtë të diel pati në fokus ‘rrengun’ e një 16-vjeçareje, e cila vuri në lojë nënën e saj duke pretenduar se po i prezanton të dashurin dhe të atin e këtij të fundit. “Ka shaka dhe lojëra më tepër kreative se sa kjo…”, ka thënë ndër të tjera, Kurti. Më pas, Kozeta ka kaluar tek ‘Piter Pan’, duke e cilësuar atmosferën e formatit si: ‘skenografi Shakire’, për të vijuar më tej: ‘… [fëmijë] që pyesin Xhensila Myrtezajn: ‘si ndjehesh kur burri yt flet fjalë të këqija’ dhe këndojnë në kor ‘Çelësin e Zemrës’, sepse kështu i kanë mësuar tetat e programit.

Duke hedhur akuza mbi këto programe shqiptare, Kurti ka kritikuar edhe prindërit, që sipas qendrimit të saj nuk përkujdesen sa duhet për fëmijët e tyre. Më poshtë do të gjeni shkrimin e plotë të gazetares.

View this post on Instagram

@nekurthinepiterpan pas pak në @rtvklan!

A post shared by Dance With Me Albania (@dancewithmealbania) on

“… që t’i gënjeni me një banane e t’i detyroni të bëjnë veprime nga më të çuditshmit, vetëm që të bëni sehir ju, të argëtoheni ju, të kënaqni sedrën ju, të ndjeheni pronarë ju…

Çfarë thatë? Ku di unë të sillem me fëmijët, sepse s’jam prind? Unë prind nuk jam, por vetëdije për të m’u ngritur leshtë e kokës përpjetë, kur shoh një fëmijë në televizor që veç tubi dhe kubi i mungon, për t’u dukur si striptiste, kam.

Pak orë më parë, u ndesha me një video të shkëputur nga një prej programeve të Ora Neës, ku shfaqej një vajzë e vogël, afro shtatë a tetë vjeç që kërcente “twerk”. Për ata që nuk e dinë, “tëerk” është një lloj kërcimi që mori hov në fund të viteve ’80-të dhe e ka origjinën nga skenat muzikore të Neë Orleansit. Kërcimtarët prodhojnë lëvizje seksualisht provokuese duke tundur së paku vithet…. Kaq më duhet mua, për të kuptuar që një fëmijë i kësaj moshe, duke u shfaqur në televizor me këtë lloj kërcimi, nxit fantazinë erotike të çdo pedofili të mundshëm dhe është i ekspozuar ndaj rreziqeve të tilla kudo, në shkollë, në park etj. Me sa duket AMA ka kujdes të gjobisë programet televizive që harrojnë të vendosin në ekran titrën “Publicitet”, kur drejtuesit falënderojnë dyqanin e luleve që sjell vazo e buqeta me klering dhe kanë harruar që sipas Nenit 4, pika c, cit. “OSHMA-të të mos transmetojnë programe që cënojnë rregullat e etikës dhe moralit publik që mund të nxisin vepra penale apo të cënojnë autoritetin e shtetit”. E mira është t’i hidhni një sy nga fillimi deri në fund këtij neni.

Pastaj tek “E diela” e Gjebreas, një prej programeve më të ndjekura në mediat shqiptare, në rubrikën e mesazheve, pavarësisht se për lojë, pashë “përdorimin” e një vajze gjashtëmbëdhjetë vjeçare që ftonte të ëmën për t’i prezantuar të dashurin “serioz”, i cili kishte sjellë “babanë” për t’i kërkuar dorën. Ka shaka dhe lojëra më tepër kreative se sa kjo, sepse do na zërë taksirati me ndonjë gjashtëmbëdhjetë vjeçare të afërt, së cilës duhet t’i shpjegojmë që duhet t’i kalojë të tetëmbëdhjetat për vendimarrje të tilla, e nëse është nën këtë moshë, edhe për qëllime martesa, duhet të marrë aprovimin e familjes privatisht, le pastaj në ekspozim publik, siç është media.

Më ka marrë malli të shoh në televzior fëmijë që pyesin: “Pse është gjysma ditë e gjysma natë?” dhe kur ti përpiqesh me duar e këmbë t’u shpjegosh, se toka rrotullohet, ata ta presin më keq: “Pse kur toka rrotullohet, ne nuk biem”…Jo, tani nuk dëgjoj më fëmijë të tillë. Tani dëgjoj kalamaj në program “Piter Pani” me skenografi Shakire që pyesin Xhensila Myrtezajn: “si ndjehesh kur burri yt flet fjalë të këqija” dhe këndojnë në kor “Çelësin e zemrës”, sepse kështu i kanë mësuar tetat e programit. Dhe kalamajtë prandaj janë të lezetshëm: se të nxjerrin bllof e tregojnë me çiltërsi se kush i mëson.

Ndoshta është luks i madh të pres prej prindërve pak më shumë përkujdesje. Ndoshta në sytë e tyre çdo fëmijë që shan me fjalë të pista, çdo fëmijë që bën si i rritur, është talent, ndryshe nuk do ta kisha kuptuar maninë e nënave që veshin vogëlueshet e tyre njësoj si vetja dhe harrojnë që ato kanë jetuar dikur si dy vjeç e të bijat, do bëhen një ditë dyzet. Ndoshta edhe baballarët mendojnë që forca dhe pushteti tregohen tek fjalori i ndyrë, tek pjatat e nxehta të klipeve me gjasme kokainë, tek armët që shkrepin mbi tarraca ndërtesash njëzet e kusur katëshe, tek makinat që ecin me shpejtësi skëterre në këto rrugë të pista tërë arna e gropa që të marrin jetën….vetëm se harrojnë se pushteti dhe forca tregohen tek butësia me të cilën mban “shtrënguar” diçka a dikë.

Një prind e do shumë fëmijën. Askush prej nesh nuk mund ta dojë më shumë se sa prindërit e tij…Ata kanë detyrën kryesore në edukimin dhe mirë-rritjen e tyre, por nuk janë të vetmit. Të bëhesh prind, nuk do të thotë se di të prindërosh; është detyrë e të gjithëve, jo veç e familjes, por edhe e shkollës, shoqërisë, medias, për të kultivuar ca modele, për të orientuar shije, për të nxitur diskutime publike…

Nëse nuk jeni të aftë ta bëni këtë, sepse jeni të ngarkuar me punë “të rriturish”, të paktën mos na e shpifni duke i rritur fëmijët para kohe.

Unë nuk dua t’i shoh ato si majmunët që i gënjeni me banane dhe pastaj bëni sehir shfaqjen e tyre.

Unë refuzoj të shoh fëmijë që përdoren për të kënaqur egon e tetave të televizionit; refuzoj edhe kur përdoren për të kënaqur egon e prindërve të tyre.

Unë e neveris përdorimin e fëmijëve… pavarësisht arsyes e motivit…

Dhe nuk kam nevojë të jem nënë për ta neveritur…. Ndoshta, po të kisha qenë, vetëm neveria do kish’ qenë thjesht një kompliment.(Blitz)”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *