KreuCelebrity

Mihallaq Andrea: E mësova që nuk i kisha këmbët kur dola nga operacioni

Autor i qindra këngëve, e më së shumti serenatave, Mihallaq Andrea ka ditur se si t’i përcjellë publikut zërin e tij të ngrohtë dhe krijimet artistike të tij. E ndonëse jeta e tij profesionale ka ecur mirë, nuk mund të themi të njëjtën gjë edhe për aspektin shëndetësorë.

I ftuar sot në emisionin “Rudina” të Rudina Magjistari, ai ka treguar një nga momentet më të vështira në jetën e tij, humbjen e këmbëve. “Në 1974 mua m’u ndalua çdo aktivitet artistik. Ishte një goditje shumë e madhe për mua, pata goxha shqetësime. Në 1978 më filluan dhimbjet e këmbëve, bëra një vizitë këtu në spitalin e Tiranës dhe e para gjë që më ka thënë doktoresha ka qenë: “E ke nga stresi”. Kjo sëmundje mund të ishte kuruar jashtë vendit, më përgatitën, por u ndërpre më pas”, tha Andra.

Ai vazhdon më tej, duke rrëfyer se në operacion nuk ka hyrë me idenë se do t’i priteshin këmbët:  Unë kam hyrë në operacion i pavetëdijshëm dhe kur kam dalë kam mësuar që nuk i kisha këmbët. Atje më ka ardhur doktoresha dhe më ka thënë: Ti duhet të jetosh. Pastaj jeta mori vrullin e saj, unë fola me veten dhe i thashë: Duhet të jetosh. Dhe kam jetuar dhe jam i kënaqur që kam jetuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF