KreuArt

Të dashuruar pas historive me vampirë? Këto janë filmat që do t’ju përshtaten më së miri!

Figura e vampirit ka qenë gjithmonë në interes të veçantë për artin në tërësi. Duke filluar nga letërsia, e deri tek kinemaja, historitë me vampirë i kemi parë e lexuar me dhjetëra herë, por jo të gjithë i preferojnë subjektet e kësaj natyre. Ka të tjerë, që i dashurojnë filmat me këtë figurë qendrore, ndërsa kinemaja ka avancuar shumë në këtë drejtim.

Që në vitin 1922, në periudhën e filmave pa zë, ekspresionizmi gjerman la trashëgimi një ndër filmat më të bukur horror, ‘Nosferatu’. Vite më vonë, do të ishte Werner Herzog, i cili në 1979 e risolli versionin e parë të këtij krijimi me një frymë më moderne, dhe natyrisht, shoqëruar me audio. Gjatë kësaj kohe, të tjerë regjisorë u investuan në skenare të kësaj natyre, për të sjellë versione nga më të ndryshmet të vampirit si personazh. Coppola ishte ai që bëri bujë rreth viteve ’90, ashtu sikurse kinemaja e ditëve të sotme ka sjellë kryevepra si ‘Only Lovers Left Alive’.

Nëse jeni të dashuruar pas kinemasë së këtij lloji, ne ju japim disa nga sugjerimet më të mira, për të cilat do të na falenderoni më vonë. Sa prej tyre keni parë?

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF