Teigen e shpëton një super-hero nga përplasja në rrugë dhe jo, nuk po flasim për John Legend!

Chrissy Teigen është në muajt e fundit të shtatzënisë, e ndonëse edhe këtë situatë e ka trajtuar gjithnjë me humor, ajo dhe John Legend po e presin me padurim ardhjen e fëmijës së dytë. Si çdo nënë në pritje të ëmbël, Teigen po tregohet gjithnjë e më e kujdesshme kudo që shkon, por ja që ditët e fundit shumë pak e ka ndarë modelen nga rreziku fatal. Gjithçka ka ndodhur kur Chrissy ka qenë duke kaluar rrugën…

Një pavëmendje e vogël nga ana e Teigen ka bërë që kjo e fundit të hedhë një hap më tutje, pa e parë biçikletën që po vinte nga ana tjetër e rrugës. Fatmirësisht për të dhe vogëlushin e saj, i pranishëm është gjendur një djalë në krah të modeles, i cili e ka ndaluar me shpejtësi, për të shmangur kështu ndonjë përplasje të mundshme. Akti heroik i djalit të panjohur është keqinterpretuar fillimisht nga fansat e Teigen, pasi çdokush ka kujtuar se ky ka qenë thjesht një tjetër rast i ndonjë adhuruesi të bezdisshëm.

Por, duke njohur natyrën sportive dhe sinqeritetin e modeles, Chrissy ka sqaruar në Tëitter gjithçka, duke zbuluar kështu se nuk e kishte kontrolluar mirë rrugën gjatë kapërcimit të pragut të trotuarit, ndërsa djali që duket në foto e ka shpëtuar dhe kaq ka qenë e gjitha. Epo, ka ende super-heronj nëpër botë, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *