KreuFashion

Vetëm kjo këngëtare shqiptare guxoi si Kim Kardashian dhe duket shumë bukur!

Është një trend i guximshëm, jo më kot, ai nuk u përqafua me shumë shpejtësi nga të gjitha vajzat në të gjithë botën. Të paktën në Shqipëri deri më tani nuk e kishim parë. Ndonëse kilotat nuk janë aq të panjohura për ne, por duke qenë se kërkojnë forma trupore shumë të bukura dhe perfekte, nuk e kemi parë tek fashionblogeret shqiptare.

Megjithatë është këngëtarja Argjentina Ramosaj që ka guxuar shumë dhe për të qenë të sinqertë duket shumë bukur. Ajo ka publikuar së fundmi klipin e saj, më të ri të titulluar “A ma jep” dhe përveç se është një këngë shumë verore, Argjentina ka spikatur me stilin e saj, ku gjejmë të ndërthurura të gjitha trendet më të fundit: kilotat, xhaketën xhins, syzet mini me ngjyrë…

Bravo Argjentina! Punë e paqme!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF