KreuCelebrity

Angela zbulon se çfarë urren dhe premton: “Nuk do ta bëj kurrë!”

Angela Martini duket se po shijon maksimalisht këtë periudhë të jetës. Me njeriun e zemrës përkrah, mes udhëtimeve luksoze, seteve fotografike, Martinit nuk i mungon asgjë ose të paktën kaq kuptohet nga postimet në rrjetet sociale. Një nga fotot e fundit ka zbuluar një tjetër anë të modeles, të cilën nuk e kishim njohur më parë.

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

Fotografuar në kuzhinë, me një thikë dhe domate e karrota rreth tavolinës, Angela ka shkruar: “E lodhur nga puna në kuzhinë”. Frazën e ka shoqëruar me një ikonë të qeshure e jo më kot, pasi më poshtë ka sqaruar të vërtetën. “Nuk kam gatuar ndonjëherë në jetë dhe nuk do ta bëj kurrë”, ka shtuar Martini, duke zbuluar kështu një ndër ato aktivitete që nuk figurojnë në listën e ‘qejfeve’ të modeles.

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

Dashuria për gatimin është e shpeshtë tek shumë njerëz, por ka dhe nga ata si Angela që thjesht nuk parapëlqejnë të merren me aktivitete të tilla. Epo, ja që e zbuloi dhe diçka për veten Martini…

A post shared by Angela Martini ?? (@angela_martini)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF