KreuCelebrity

Një nga produktet kozmetike të Kim mban emër shqiptar dhe do ta kuptoni pse!

Mario Dedivanoviç është bashkëpunëtori i ngushtë i Kim Kardashian prej shumë vitesh tashmë. Grimieri u bë edhe më i famshëm për shqiptarët, kur mësoi Kim të thoshte në shqip: “Sa bukur Mario”. Së fundmi, dyshja ka bashkëpunuar për prodhimin e disa produkteve të reja kozmetike.

A post shared by Kim Kardashian (@kimkardashian)

Bëhet fjalë për linjën e grimit të syve, njëra prej nuancave të së cilës mban emër shqiptar. ‘Albanian’ është përcaktimi i vënë nga Kim dhe Mario, ndërsa duket qartazi ndikimi i këtij tê fundit në një zgjedhje të tillë. Mario e ka publikuar foton e produkteve në Instagramin e tij, duke shkruar: “A ju pëlqejnë emrat e hijeve të syve? Secili ka një kuptim të veçantë për ne.”

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario)

Bazuar kjo dhe në zgjedhjen personale të Kim, e cila e ka quajtur njërën prej ngjyrave: “Armenian”. Në të njejtën kohë, “Libra” është emri përfaqësues i  Peshores, shenjë që i përkasin si Kardashian, ashtu dhe Mario. Gjithçka e mirëmenduar me pak fjalë!

A post shared by MAKEUP BY MARIO (@makeupbymario)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF