KreuCelebrity

Personi që Meghan Markle i ka dhuruar puthjen e parë, sot është një aktor shumë i famshëm

Meghan, Meghan, Meghan dhe vetëm Meghan…vetëm për të po flitet kohët e fundit.

Në një kohë kur na ndajnë edhe pak ditë nga dasma mbretërore, DailyMail ka rikthyer një intervistë të 36-vjeçares, realizuar në vitin 2013, shumë kohë para se të njihte princ Harry-in. Ajo është ndalur të flasë për puthjen e saj të parë; personin që ia dhuroi, moshën dhe atë se çfarë ndodhi më pas.

“Ai është Joshua Silverstein. Isha 13 vjeç dhe ndodhi në një kamp veror. Thesht e putha! Por s’e mbaj mend më se çfarë ndodhi më pas”, u shpreh Meghan.

Sot Joshua Silverstein është shumë i njohur në Amerikë. Ai është një komedian shumë i suksesshëm, por edhe ndër emrat më të famshëm që bëjnë beatboxers. Tani është i martuar me fotografen Cynthia Guillen dhe ka dy fëmijë, 5 dhe 10 vjeç.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF