Shtatzënia e Marina Vjollcës…Lajm apo sajesë portalesh?! 0 1375

Pritjet e ëmbla të personazheve shqiptarë janë shndërruar në një lojë me dy protagonistë: vetë personazhet dhe portalet. Shpesh, të parët mohojnë lajme të vërteta për të tërhequr edhe më shumë vëmendje, të dytët mjaftohen me një martesë për të publikuar titullin e shumëpritur: ‘Kjo apo ajo artiste/moderatore është në pritje të ëmbël’, qoftë ose jo kjo e fundit. Sot, në rrjete sociale si Facebook gjen edhe statuse të këtij lloji: “Sa mbaroi pjesa e parë e sagës së shtatzënisë së nuses së Ijes dhe të Besit, nisi sot saga e shtatzënisë së gruas së Getoarit. Mendova se shpëtuam, por nuk qenka e thënë.”

Kaq mjafton për të kontrolluar rrjetin, ndërsa zbulon se Opinion.al ka publikuar lajmin e shtatzënisë së Marina Vjollcës. Siç dhe thekson vetë portali: “…Miq të saj të pyetur nga Opinion.al thonë se nuk janë në dijeni të një fakti të tillë, megjithatë thashethemet nuk mungojnë.” Thashethemet bazohen në ‘arsyetimin’ se Marina nuk është tejet aktive në Instagram së fundmi dhe në fotot e publikuara këto kohë e tregojnë moderatoren me forma më të rrumbullakosura dhe të veshur me rroba të gjera. Të njejtin shkrim, duke cituar burimin, e publikon edhe GazetaExpress, pa ndryshuar asnjë pikë apo presje. Aludime të kësaj natyre,  bazohen më së shumti në dëshirën për klikime apo vërtetë ndiqet një arsyetim i mirëfilltë lidhur me shkrime të tilla?

Gjithsesi, nuk është ndonjë çudi që moderatorja të jetë në pritje të ëmbël. E nëse kjo është ajo çka po ndodh realisht me jetën personale të çiftit Vjollca-Selimi, kjo gjë do të zbulohet se me apo pa dëshirën e Marinës, nuk mund të mbahet e fshehtë. Nëse nuk është, spekulime të kësaj natyre sa prishin edhe më shumë imazhin e portaleve në vend!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *