Vjena zbret në Tiranë mes valsit dhe arieve të “Lakuriqi i Natës”  0 368

Dritat e skenës ndizen… muzika merr jetë… tingujt e saj lëshohen në ajër… Një pas një  personazhet shfaqen… Ajo që shohim të çon larg, në shekullin e XIX, në shoqërinë vjeneze. Panorama është e mrekullueshme, ngjarja po ashtu… plot intrigë, kureshtje, sensualitet dhe provokim! Është “Lakuriqi i natës”, vepra që ka ngacmuar prej javësh imagjinatën e të gjithëve! Posteri i shfaqjes gjithashtu. Emrat, që do ta interpretojnë edhe më shumë.

Gjithçka pritet të zbulohet në premierën e 31 Marsit, në skenën e Pallatit të Kongreseve! Është produksioni më i ri i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do të sjellë operetën më të famshme të Strauss “Die Fledermaus” – “Lakuriqi i natës”! Valset, ariet dhe muzika më e bukur e Strauss e mbledhur në një vepër të vetme, vjen në një histori, ku gërshetohet klasi dhe groteskja, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vjeneze të 1870-tës. Si asnjëherë më parë në një produksion të TKOB bëhen bashkë të gjithë artistët në një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe aktoriale. Në skenën gjigande të Pallatit të Kongreseve dhe në shkëlqimin e kostumeve të Enada At’Nikollës publiku kryeqytetas do te shijojë për katër netë me rradhë në 31 mars & 1,2,3 prill eventin ‘Vjena zbret në Tiranë’!

 

Për të apasionuarit e muzikës klasike, për ata që duan të shohin një event muzikor të mrekullueshëm, por edhe për ata që duan t’i japin larmi jetës së tyre artistike mos e humbisni këtë rast! E sigurt që do të kënaqni shijet tuaja estetike dhe do ta mbani mend për shumë gjatë.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *