Amina Shena/ Rrëfimi i ëmbël i modeles për periudhën e shtatzënisë: Nuk u rezistoj dot akulloreve dhe… 0 950

Nga Brunilda Kazani

Nëse do ju flisnim për modele, ndër emrat e parë që vijnë ndërmend është Kendall Jenner, Bella Hadid apo Gigi Hadid.

Po nëse do e ngushtonin rrethin dhe do të ndaleshim vetëm tek modelet në Shqipëri, cili do të ishte emri i parë që do të kalonte në mendjen tuaj? Na lejoni të përgjigjemi ne për ju…padyshim Amina Shena. E cilësuar si Marilyn Monroe shqiptare, Amina ia ka dalë të spikasë dhe të shndërrohet një ndër emrat më të suksesshëm në botën e modelingun. Ajo përfaqëson një bukuri natyrale, ndryshe nga ajo çfarë po u imponohet vajzave në ditët e sotme dhe jo më kot aparati është i dashuruar pas saj. Por bjondja, sy jeshil ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë, kësaj radhe jo për ndonjë set fotografik apo një sfilatë, por për lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet nënë.

Në një intervistë për Revistën BORDO, Amina ka ndarë me ne momentin e paharruar kur ka mësuar se është në pritje të një fëmije dhe përgatitjet me të cilat po merret para se djali të vijë në jetë.

Në këtë set fotografik të realizuar ekskluzivisht për BORDO në një dyqan për fëmijë, barku i saj i rrumbullakosur mund të vihet re lehtësisht dhe se sa shumë nur i ka dhënë shtatzënia.

Si e pritët lajmin e shtatzëninë?
E lumtur pa masë. Ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë.

Po reagimi i Adonisit, si ishte?
U gëzua pa masë pasi ishte me mua kur doktori më dha lajmin.

Photographer: Fani Aliko

Cilët ishin personat e parë që ua dhatë lajmin?
Personat e parë që ua dhamë lajmin ishin mamatë tonë.

Sa muajshe jeni?
6 muajshe.

E keni mësuar gjininë e bebes?
Po e kemi mësuar. Është djalë!

Dëshira juaj ishte të kishit djalë apo vajzë?
Dëshira ime ishte të ishte djalë dhe fatmirësisht mu realizua.

Photographer: Fani Aliko

Si po e përjetoni periudhën e shtatzëninë, ndryshimet në trup…
Po e shijoj. Sa i përket ndryshimeve në trup, për hir të së vërtetës nuk kam pasur ndryshime të mëdha. Nuk ka shtuar shumë në peshë.

Keni neps?
Neps nuk kam shumë, por akulloreve nuk i rezistoj dot. Nëse i shoh diku, i dua patjetër.

Photographer: Fani Aliko

Keni menduar një emër për beben?
Kemi menduar, por ende nuk kemi vendosur.

Po me përgatitjet, blerjet e vogla, dhomën e gjumit…
Po, kemi nisur me blerjet e vogla ndërsa dhomën e gjumit nuk e kemi kompletuar ende.

Photographer: Fani Aliko

A do kemi së shpejti një dasmë?
Jo, dua t’i shijoj këto muaj të shtatzënisë dhe më pas të shohim.

Mendoni se do mëmësia do ju pengojë në karrierën tuaj si modele?
Jo, aspak.

Photographer: Fani Aliko

Do t’i riktheheni sërish modelingut?
Unë kam bërë sete edhe në periudhën që kam qenë shtatzënë. Patjetër që do t’i rikthehem. Unë nuk kam shtuar shumë në peshë dhe mendoj që do e kem shumë të lëhtë rikthimin.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *