Përpara se të shikoni dhuratën luksoze që bashkëshorti i ka dhuruar Adelina Tahirit…uluni diku 0 1858

Kur përmendim Adelina Tahirin gjëja e parë që na vjen ndërmend është jeta e saj e rrethuar nga luksi.



Këngëtarja vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe kësaj radhe as për fejesës, as për historinë e dashurisë me avokatin më të pasur në Maqedoni apo për diferencën e tyre të madhe në moshë, por as për shtatzëninë. Kësaj here, Adelina na rrëmbeu vëmendjen me dhuratën e shtrenjtë që kishte marrë e që nuk ka nguruar ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Nuk e ka treguar se kush është dhuruesi, por nuk mendojmë se është dikush tjetër përveç se bashkëshorti i saj, Serjonza Markov.  Ah, po çfarë i ka dhuruar? Një makinë  Mercedez-Benz i bardhë për nënën e fëmijës së tij. A ka më bukur se kaq?

Adelina është në pritje të një fëmije dhe barku i saj i rrumbullakosur ka nisur të duket lehtësisht. Çifti së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *