Khloe Kardashian e deklaron: “Kjo është frika më e madhe që kam mbi prindërimin!” 0 480

Koha ka kaluar shumë shpejt për motrat Kardashian. Në më pak se dy vite, vajzat e shtuan familjen me ardhjen në jetë të të vegjëlve të tyre. Tashmë, sytë janë kthyer nga Khloe, e cila gjendet aktualisht në muajin e nëntë të shtatzënisë. Si po i përjeton Khloe momentet e fundit para finales së madhe?

Ylli i Kardashianeve ka thënë për fansat se nëntë muajt e fundit i janë dukur se kanë ‘fluturuar’. “Pas kalimit të tre mujorit të parë, gjithçka rrodhi me shpejtësinë e erës”, ka thënë Khloe, duke shtuar se nuk do ta harrojë kurrë këtë eksperiencë të jashtëzakonshme. “Nuk më besohet që së shpejti do të kem vajzën në krah”, është shprehur Khloe, por duket se ajo vetë ka një frikë në veçanti.

View this post on Instagram

📸 @sashasamsonova

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

“Më duket sikur nuk do të më dalë koha t’i bëj të gjitha. Po sikur të mos mundem”, ka thënë Kardashian, edhe pse ky është një shqetësim që përfshin shumicën e nënave të reja. Eksperienca e parë e prindërimit shpesh përshkruhet si një miksim ankthi dhe paniku, që shuhet menjëherë pas ardhjes së fëmijës në jetë. Me pak fjalë, Khloe nuk është vetëm në këtë pikë…

View this post on Instagram

Mommy and Daddy 📸 @sashasamsonova

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *