KreuCelebrity

Mario mban gjallë një nga zakonet më të hershme të nënave shqiptare që ne e kemi zhdukur me kohë

Sa herë mund t’ju ketë rastisur që mund të keni hapur sirtarin e nënave tuaja dhe aty të keni gjetur një sapun? Padyshim shumë. Një zakon i nënave tona, i cili ka marrë jetë shumë vite më parë, atëherë kur nuk ekzistonin parfumet apo aromatizuesit që tashmë vihen në gardërobë.

Por nëse ne tashmë, as nuk e konceptojmë diçka të tillë, Mario Dedivanovic, grimieri shiptar i Kim Kardashian, ende vijon ta ketë një sapun në sirtar. Ai e ka zbuluar këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale mbi të cilin shkruan: Që fëmijë, unë gjithnjë mbaj një sapun në sirtarin tim.

Mario sapo fitoi më shumë pikë në sytë e të gjithë shqiptarëve. Ai është një ndër personazhet që na ka bërë të ndihemi shumë krenar me artin e tij.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF