Nëse Lori do të publikonte një album, do ta quante vetëm kështu! 0 550

Si i keni marrëdhëniet me muzikën? Disa nuk e përfshijnë në rutinën e ditës, të tjerë nuk munden të kalojnë 24-orëshin pa kufjet në vesh. Nga çfarë kemi parë nga postimet e Lorit, mund të themi se kjo e fundit, përpos modës, është dhe ndjekëse e rregullt e muzikës në veçanti.

View this post on Instagram

très belle

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Këtë herë, vëmendjen e trashëgimtares së Top Channel e ka tërhequr albumi i shumëpërfolur i The Weeknd. ‘My Dear Melancholy’ titullohet puna më e re e këngëtarit, ndërsa Lori duket se ka gjetur një lidhje në veçanti me këtë zgjedhje të The Weeknd. “Nëse do të bëja ndonjëherë album, pikërisht kështu do ta quaja”, ka shkruar Hoxha, duke iu referuar ‘Melankolia ime e dashur’.

Nuk dihet pse kjo fundjavë e ka gjetur Lorin kaq ngushtë të lidhur me melankolinë, ndërkohë që kujtojmë se The Weeknd po përflitet gjithnjë e më shumë për albumin e ri. Arsyeja? Pjesë këngësh që mendohet se i kushtohen Selena Gomez dhe Bella Hadid!…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *