KreuArt

Sonte nata e madhe, premiera e ‘Lakuriqi i natës’ pritet me padurim nga artdashësit!

Është eventi kulturor më i përfolur së fundmi, e  kjo jo pa arsye. Produksioni gjigant i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit do të ngjisë në skenë mbrëmjen e sotme operetën më të famshme të Strauss, ‘Lakuriqi i natës’! Vjena e 1870-tës zbret sonte në kryeqytet, për të dhënë një tablo të pastër të gërshetimit të klasit dhe groteskes si kurrë më parë.

Përpos atmosferës së veprës, është puna e një stafi të tërë që do ta sjellë edhe më pranë emocionin e veprës, ndërsa shkëlqimi i ndërthurjes së luksit dhe mondanitetit do të vijnë edhe më të prekshme nëpërmjet kujdesit të Enada At’Nikollës për kostumografinë e shfaqjes. Mes muzikës dhe aktrimit, artistët do të provojnë se talenti i tyre i tejkalon kufijtë e imagjinatës dhe emocione të tilla do t’i ndjejnë më mirë të pranishmit në sallën e Pallatit të Kongreseve.

Fundi i këtij muaji nuk mund të mbyllej më mirë se sa me përfshirjen e publikut në një aktivitet kulturor të kësaj natyre. Të apasionuarit e muzikës klasike dhe jo vetëm, kanë sonte mundësinë e të parit nga afër produksionin më të fundit të TKOB. Për të mos u humbur për asnjë arsye!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF