KreuCelebrity

Çfarë nuk tha për të, cili ishte reagimi i Selena Gomez kur dëgjoi dedikimet e ish-it të saj

Çfarë nuk ka thënë për të në albumin e tij më të ri dhe mesa duket Selena Gomez ka zgjedhur që t’i përgjigjet ish të dashurit, The Weeknd me një buzëqeshje. Teksa të gjithë po flasin për dedikimet që këngëtari i ka bërë 25-vjeçares, kjo e fundit duket se nuk e shqetësojnë aspak. Bukuroshja ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet shumë e paqtë dhe e buzëqeshur njëkohësisht.

Ja çfarë thotë ai për Selena Gomez: Unë nuk dua të dëgjoj që ti po vuan/ Ti nuk po vuan më. Mendohet se kjo frazë ka të bëjë me operacionin e saj të transplantit të veshkës. Ai gjithashtu u referohet edhe spekulimeve për marrëdhënien e tyre: Ato thonë se dashuria jonë ishte vetëm një lojë/ Mua nuk më interesojnë se çfarë thonë.

Kënga “Call Out My Name” duket se është dedikim vetëm për Selenën. “Ne gjetëm njëri-tjetrin, të ndihmova që të merrje veten nga ndarja, ti më dhe rehati, por re pre e gabimit tënd.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF