Fansja ankesë për gjestin e Miriamit, këngëtarja justifikohet: “Shpresoj të na mirëkuptosh…” 0 2170

Ndonëse është një prej emrave më të kërkuar të muzikës shqiptare, debate të lindura nga komentuesit i gjen edhe në profilin e Miriam Canit. Një prej ndjekësve ka patur një ankesë lidhur me sjelljen e Miriamit dhe pjesën tjetër të jurisë së ‘The Voice Kids’ pas përfundimit të spektaklit, e gjithçka lidhej me rendjen nxitimthi për të dalë nga salla. Në një kohë që fëmijët kanë pritur të bënin fotografi, katër ‘gjyqtarët’ e këtij formati nuk kanë patur mundësi të plotësonin këtë dëshirë.

“Mu duk shumë e shëmtuar fakti që ikët me vrap dje sapo mbaroi spektakli dhe fëmijët prisnin të bënin foto…Ne në Shqipëri jetojmë dhe e kuptoj që nga ana organizative do të bëhej një lëmsh, la një shije shumë të keqe”, ka shkruar ndër të tjera komentuesja, duke shtuar se e bija ishte zhgënjyer shumë nga një sjellje e tillë. Ndjekësja ka theksuar se kjo nuk është një akuzë, por sugjerim, ndërsa Miriami nuk ka qendruar aspak indiferente. Ajo ka marrë iniciativën për t’i kthyer përgjigje, ku dhe është justifikuar për situatën e ndodhur.

Cani i ka dhënë të drejtë komentueses, ashtu sikurse ka shpjeguar se së bashku me kolegët janë munduar të realizojnë foto me fëmijët gjatë kohës së publicitetit. “…por eksperienca ka treguar, se në fund të çdo programi, kur i gjithë publiku ngrihet për t’u larguar, krijohet një situatë e pamenaxhueshme. Uroj të na mirëkuptosh”, e ka përmbyllur këngëtarja. Natyrisht, pas një përgjigje të tillë edhe ndjekësja e ka falenderuar Miriamin, duke i uruar suksese për netët në vijim. Ndodhin dhe të tilla keqkuptime kur je në një pozitë si Cani, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *