Edhe pse jo shumë mirë shpirtërisht, Selena na tregoi fustanin që duhet ta kemi patjetër këtë pranverë 0 295

Mos u shqetësoni!

Do të flasim për Selena Gomez, por jo për marrëdhënien e ndërlikuar me Justin Bieber apo me mamanë e saj. Këngëtarja bukuroshe ka marrë një periudhë pushimi për t’u qetësuar nga të gjitha ngjarjet që i kanë ndodhur në jetën e saj private, por pavarësisht kësaj, stilin unik në të veshur nuk ka reshturi së treguari në çdo dalje publike, madje as kur del për një shëtitje me miq.

Bukuroshja është fotografuar teksa po shkonte në kishë për festën e Pashkëve dhe dukej më në formë se kurrë. 25-vjeçarja kishte veshur një fustan të hollë me lule të gjatë deri poshtë gjunjëve dhe e kishte kombinuar me një palë atlete të bardhe dhe sipër kishte hedhur një bluze të trashë ngjyrë bezhë. Flokët i kishte të mledhura bisht, e ndërsa stilin sportiv e kishte thyer paksa me vëthët rrumbullak ngjyrë floriri.

Ndonëse në një periudhë jo shumë të mirë shëndetësore, Selena nuk resht së na dhëni leksione mode. Kështu që vajza, e mësuat tashmë një fustan i tillë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj këtë pranverë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *