KreuCelebrity

Erion Isai tregon detaje nga emisioni i ri me Bes Kallakun: Portokallia? Nuk më mungon aspak

Largimi i tij nga spektakli i humorit ‘Portokalli’ bëri shumë bujë, pasi erdhi në një kohë kur bashkë me të u largua edhe Bes Kallaku. Ishin artistë që kishin shumë vite pjesë e trupës së aktorëve, të cilët kishin bërë të qeshnin shumë shqiptarë për shumë të diela me radhë.

Me largimin nga ‘Portokalli’, Besi dhe Erioni u panë në televizionin Klan si bashkëprezantues krah Ardit Gjebres në festivalin ‘Kënga Magjike’. U mësua se dyshja kishin në plan për të bërë një emision së bashku dhe mesa duket kanë nisur nga puna. Në një intervistë për gazetën Panorama, Erioni ka rrëfyer se përgatitjet për emisionin kanë filluar, e madje janë duke kontaktuar edhe me personazhe të njohur.

“Puna për emisionin vazhdon. Ai pasurohet, kontaktohen njerëz dhe artistë, por çdo gjë në kohën e vet. Do të ketë vëmendjen dhe përkushtimin tonë maksimal. Po punojmë që të sjellim një formë që mungon. Ky është synimi ynë. Do të vijë atje dhe ashtu si e meriton… vetëm kaq mund të them”, ka treguar ai. I pyetur nëse i mungon ‘Portokalli’, nëpërmjet një krahasimi, ai ka treguar se ka pasur angazime të shumta, e për rrjedhojë nuk e ka ndjekur.

“Shkurt, jo! Nuk mund të bëhesh nostalgjik për ish të dashurën kur dashuria e re është më pasionante se e vjetra. Jam i zënë duke bërë shfaqje në teatër dhe s’i kam ndjekur”, u shpreh ai.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF