KreuCelebrity

Gjërat po bëhen serioze! Reperi shqiptar së shpejti do të na fejohet me blogeren e modës

Marrëdhënia e tij me Majlinda Zekën dhe ndarja vetëm pak kohë pasi erdhi në jetë djali i tyre, Roan, e vendosi Majk në qendër të vëmendjes së mediave.

Por kësaj radhe, Majku ka “pushtuar” portalet me deklaratën e tij për të dashurën, blogeren e modës Melita Nushi. Vetëm pak ditë më parë, ai ndërpreu koncertin e tij dhe ftoi në skenë të dashurën, së cilës pasi i dhuroi një buqetë me lule, e falenderoi që ishte bërë pjesë e jetës së tij.

“Faleminderit që ekziston zemra ime, të dua shumë”- kanë qenë fjalët e reperit.

Por duket se marrëdhënia e tij është shumë serioze. Burime pranë çiftit, thanë për Klan Plus se së shpejti do të kemi fejesë nga çifti. Majku ka qenë i rezervuar përsa i përket lidhjes së tij, por tashmë duket se reperi ka vendosur që të mos fshihet më.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF