KreuCelebrity

Luana ‘tallet’ me Ermalin, moderatori: Ndonjë ditë ne të dy do kapemi prej flokësh

E mbani mend? Kur Luana Vjollca postoi në Instagram një foto me “bishën” e saj (siç ajo thërret makinën) bashkangjitur së cilës shkruante “një xhiro me mua”, Ermali nuk nguroi të komentojë duke tërhequr ndoshta më shumë vëmendje se vetë fotoja. “Po deri te treni të lutem”, i komentoi ai dhe ky koment mori dhjetëra pëlqime dhe reagime.

Mirëpo erdhi momenti kur Luana duhet t’ia kthejë reston. Pak ditë më parë, moderatori postoi një foto me motorin e ri ku edhe ai i pyeste ndjekësit e tij nëse donin të bënin një xhiro me të dhe Luana nuk nguroi të komentonte, madje të njëjtën gjë siç ai i kishte shkruar në postimin e saj. “Po deri te treni të lutem”, ishte komenti i Luanës. Sigurisht, nuk vonoi shumë dhe Ermali i ktheu një përgjigje ashtu siç di vetëm ai.

“Ndonjë ditë ne do kapemi për flokësh ne të dy”, ishte komenti i Ermalit.

“Konkurrenca” e tyre është zhvendosur tani më edhe në Instagram…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF