Mund t’ju duket si një mëngjes i shijshëm, por jo! Është një maskë e domosdoshme për fytyrën 0 126

Merrni pak miell tërshëre, vezë, mjaltë, vaj ulliri në një tas dhe përzijini mirë me njëra-tjetrën.

Ndoshta mund t’ju duket sikur po flasim për përgatitjen e një mëngjesi të shpejtë, por jo. Është një maskë shumë e mirë për lëkurën e fytyrës suaj. Ajo ndihmon në qëtësimin e lëkurës, tonifikim dhe pastrimin e saj.

Ajo çfarë duhet të bëni është e thjeshtë. Në një tas hidhni një të verdhë veze, një lugë mjalt, një lugë gjelle vaj ulliri dhe gjysmë filxhani miell tërshëre. Këto produkte përzijini mirë deri sa të krijohet një masë homogjene dhe më pas aplikojeni në fytyrën tuaj. Lëreni të pushojë për 15-20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

 

Këtë maskë mund ta bëni një herë në javë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *