KreuHoroskop

Mund t’ju marrin inat përjetë! Ja frazat që nuk duhet t’i thoni secilës prej shenjave të zodiakut…

Mund të kemi njohje të shumta, por sa njerëz na njohin vërtetë për atë që jemi? Gjithëscili mbart nga një sekret apo anë ‘të errët’, që nuk e shfaq me çdokënd që rri. Një temë e tillë është realisht delikate, pasi shpesh shkakton keqkuptime mes dy apo më shumë njerëzve.

Ndonjëherë, të ndejturit për një kohë të gjatë me shumë persona iu jep përshtypjen këtyre të fundit që kanë të drejtën të thonë çdo gjë. Kështu, nuk është e rrallë të dëgjosh këshilla nga të tjerët. Disa janë vërtetë të vlefshme, ndërsa të tjera në vijnë si ofendim. Pse ndodh një fenomen i tillë? Sepse çdokush është i ndryshëm nga tjetri dhe mjafton një fjalë për të ndikuar negativisht në qendrimin apo opinionin tonë.

Bazuar në karakteristikat sipas shenjës së horoskopit, ka fraza në veçanti që shenjat e zodiakut nuk i suportojnë dot. Iu duken absurde kur i dëgjojnë dhe ka shumë mundësi t’ju marrin inat përjetë. Ja cilat janë ato!

SHIGJETARI: ‘Po turpëron veten.’

DASHI: ‘Nuk mund ta bësh sipas mënyrës tënde.’

PESHQIT: ‘Je pa iluzione.’

DEMI: ‘Je thjesht xheloz.’

PESHORJA: ‘Po e ekzagjeron kot.’

AKREPI: ‘Qetësohu.’

BINJAKËT: ‘Je njeri me dy fytyra.’

GAFORRJA: ‘Boll u bëre nxitës.’

LUANI: ‘Nuk sillet gjithçka rreth teje.’

VIRGJERËSHA: ‘Pse je kaq mendjengushtë?’

BRICJAPI: ‘Je shumë perfeksionist.’

UJORI: ‘Por çfarë do të mendojnë njerëzit?!’

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF