Në botën e personazheve të huaj, këto janë 10 vajzat e veshura më mirë për javën që lamë pas! 0 235

Evente, promovime filmash, festivale, koncerte…Janë të gjitha këto vende ku shohim paraqitjen e personazheve. Gjithmonë shohim emra të listuar në kategoritë ‘të veshurit më mirë’ dhe ‘të veshurit më keq’, e le të themi se femrat kanë më shumë përparësi në këtë aspekt, ndoshta për shkak se kanë më tepër mundësi zgjedhje.

Organizime të kësaj natyre nuk janë të vetmit që na dëshmojnë stilin e një personazhi apo një tjetri. Janë paparacët ata që nuk lënë rast pa i fotografuar, edhe kur VIP-at dalin për të darkuar apo të frekuentojnë ndonjë klub. Kështu, revistat më në zë të modës janë të gatshme për të krijuar listat e reja, siç është edhe: ‘Të veshurat më mirë gjatë javës’. Në listën e javës që lamë pas, emrat variojnë nga modele si Alessandra Ambrosio, në aktore si Naomi Ëatts.

Orientuar kryesisht drejt fustaneve, këto personazhe mund të shërbejnë fare mirë si inspirim për veshjet e këtij sezoni dhe atij  vijues. Nëse së afërmi keni një event ku nuk duhet të mendoni, pse jo, mundeni të krijoni një ide të përafërt të asaj çka dëshironi. Sepse yjet nuk lënë kurrë në baltë. Cila është e veshura më mirë sipas jush?

Yara Shahidi
Rosie Huntington-Whiteley
Trudie Styler
Kata Mara
​Angelababy
Allison Williams
Alessandra Ambrosio
Bel Powley
Naomi Watts
Shanina Shaik
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *