KreuCelebrity

Presidenti Meta ndjek vetëm një person në Instagram dhe s’është as bashkëshortja, dhe as fëmijët e tij

Gjithnjë jemi kureshtarë të dimë se cilët janë personazhet që ndjekin në Instagram VIP-at. Beyonce është ndër të paktat, për të mos thënë e vetmja që nuk ndjek askënd. Ndërsa nëse do të ktheheshin në Shqipëri, e dimë që kryeministri Edi Rama ndjek vetëm dy faqe, një që ka të bëjë me arkitekturën dhe tjetrën për modën.

Së fundmi pjesë e botës virtuale në Instagram është bërë edhe presidenti Ilir Meta. Por ajo që na ka bërë më tepër përshtypje është se ai ndjek vetëm një person dhe ai nuk është as bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi dhe as fëmijët, por presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Ndoshta kjo është një treguas për marrëdhëniet e mira SHBA- Shqipëri. Nëse do t’i hidhnim një sy prfilit të saj, ai ruan profilin e presidentit edhe në rrjetet sociale duke postuar foto më tepër nga aktivitete zyrtare.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF