KreuCelebrity

E papritur, por ndodh…Çifti i njohur i japin fund martesës pas 9 vitesh së bashku!

Ndonëse përfliteshin si një ndër çiftet më të adhuruar në Hollywood, Jenna Deëan dhe Channing Tatum kanë deklaruar ndarjen pas pothuajse nëntë vitesh martesë. Gjithçka dukej se po shkonte më së miri për çiftin, por duket se ky ka qenë thjesht iluzioni që kishim krijuar nga rrjetet sociale. Aktorët kanë vendosur ta deklarojnë zyrtarisht një vendim të tillë për People dhe në rrjetet sociale.

Nëpërmjet një shpjegimi jo pak të shkurtër, ata e kanë pranuar se ndjejnë ende dashuri për njëri-tjetrin, edhe pse tashmë e kishin parë të arsyeshme që t’i lini hapësirë vetes. “Jemi ende një familje dhe gjithmonë do t’i dedikohemi me gjithë dashurinë si prindër Everly-së. Nuk do të japim komente më shumë se kaq dhe ju falenderojmë të gjithëve paraprakisht për ruajtjen e privatësisë së familjes tonë. Shumë dashuri për të gjithë, Chan&Jenna”, është përmbyllur deklarata, ndërsa fansat kanë mbetur të shtangur nga kjo gjë. Pavarësisht kësaj, ata ende nuk kanë nisur proçedura divorci apo proçese të kësaj natyre, kështu që adhuruesit e çiftit po shpresojnë për një rikthim.

Jenna dhe Channing u dashuruan në setin e filmit ‘Step Up’, e që prej asak kohe kanë qenë të pandashëm. Ata rrëmbyen vëmendjen e të gjithëve me deklaratat e dashurisë dhe përkushtimin maksimal ndaj vogëlushes së tyre, madje jo më larg se dy javë më arë, ndanë me ndjekësit disa foto ku shiheshin me fytyrën e pikturuar nga Everly. Sa mirë do të ishte sikur kjo të ishte shkruar më 1 prill…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF