KreuFashion

I mbani mend “vëthët e patatinave’? Shpresojmë të mos i keni hedhur se u rikthyen sërish në modë

I mbani mend? Pak kohë më parë ky model vëthësh ishte shumë jashtë modës, madje shpesh i kemi etiketuar si “vëthë patatinash”.  Na lejoni t’ju themi që janë sërish në modë.

E keni kuptuar tashmë që moda është një reth vicioz, trendet e së cilës përsëriten herë pas herë brenda një periudhe kohore që varion nga 7-10 vjet. Këto vëthë kanë qenë në modë rreth viteve 2005, për t’ua lënë më pas vendin vëthëve më tepër elegant të vegjël në përmasa, më shkëlqyes me gurë me xixa, por ato janë rikthyer sërish në modë.

Shpresojmë që të mos i keni hedhur në kosh (ndonëse shpresat janë të pakta)! Nëse po, duhet të nxitoni t’i blini për të qenë sa më “in” këtë verë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF