Renato zbulon pak nga fusha e romancës, rrëfen me emër e mbiemër ‘puthjen e parë’! 0 535

Fëmijët janë ata që bëjnë pyetje nga më të papriturat, e jo më kot shkaktojnë shpesh të qeshura dhe situata të sikletshme për të rriturit. Ky është dhe një nga synimet e ‘Në kurthin e Piter Pan’, që këtë herë solli edhe Renato Mekollin si një nga të ftuarit e famshëm. Natyrisht, Renato ka folur shumë herë për kuzhinën, por nuk është treguar ndonjëherë aq shumë i hapur lidhur me fushën e romancës…deri mbrëmjen e djeshme!

Një nga fëmijët e ka pyetur shefin e kuzhinës se cila ka qenë e dashura e tij e parë dhe ku e ka puthur për herë të parë. Siç ndodh në të tilla raste, edhe Renato është zënë disi ngushtë në ato çaste, por më pas nuk ka dënjuar të përgjigjet. Aty ku nisin dhe shumica e historive të dashurisë e pëlqimeve, edhe Mekolli e ka të lidhur këtë eksperiencë me periudhën e shkollës. “Për herë të parë e kam puthur në shkollë dhe emri i saj quhet Blerina Bakia”, rrëfeu Renato, e kjo i surprizoi jo pak të gjithë.

Shefi është justfikuar me faktin se vajza në fjalë tashmë jeton në Amerikë, ku dhe është martuar me një vendas, duke shtuar me shaka: “Nuk kupton gjë ai”. Për shumë pak, Renato ka deklaruar që fëmijët duhet ta kuptojnë se Blerinën e ka puthur vetëm në faqe. Ka zbuluar jo pak Mekolli, edhe pse nuk do të ishte keq të dinim më shumë për të dashurën aktuale, apo jo?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *