Ç‘do të thotë të jesh shoqja e Kylie Jenner, Jordan Woods në një lidhje me këngëtarin e njohur?

Të qenurit shoqja e Kylie Jenner, të jep privilegje edhe për të pasur në krahë meshkuj si Chris Brown. Jordyn Woods dhe këngëtari 28 vjeçar janë fotografuar së bashku teksa ishin në Pinz Bowling në Californi. Ato nuk u janë fshehur aspak fotografëve, ndonëse nuk janë parë të kapur dorë për dore apo të përqafuar. Nuk dihet nëse ato janë tashmë çift apo janë thjesht miq, por kjo nuk është hera e parë që kanë zgjedhur që të kalojnë kohë së bashku.

Këtë gjë e përforcuan më tepër edhe me postimet e tyre në rrjetet sociale!

Chris Brown u vendos javën e kaluar në qendër të vëmendjes së mediave pasi gjatë pushimeve në Miami, Florida ai kishte kapur për fyti një vajzë. Të gjithë shkruan se ai po e dhunonte atë, por më Chris zgjodhi që të shuante çdo dyshim duke thënë se ishte thjesht një lojë mes të dyve.

“Faleminderit për publicitetin. Nuk kam nevojë që të mbrohem për këtë çështje. Të gjithë ato që janë në foto djem dhe vajza janë të ftuarit e mi. Nuk ka asnjë rrezik. Fundi i diskutimit”, shkruajti këngëtari i hitit “Do not Judge Me”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *