Çifti i njohur shqiptar nisin pushimet verore/Eventi që i çoi drejt destinacionit të veçantë!

Pavarësisht kohës së kthjellët, diellit të ngrohtë dhe atmosferës plot dritë, nuk mund të themi ende se jemi gati për plazh. Epo, jo të gjithë qendrojnë besnik të kryeqytetit, duke gjetur kështu mundësinë të ‘arratisen’ jashtë vendit. Venera dhe Lindi ndodhen prej disa kohësh në udhëtime, e si dy turistë të mirë, kanë vendosur të nisin plazhin që në muajin prill.

Mes palmash e ambientit tipik veror, çifti ka patur edhe një arsye më shumë për të kaluar ndryshe. Lindi ka festuar ditëlindjen ditën e djeshme, dhe një atmosferë e këtij lloji ka qenë zgjedhja ideale për artistët. Të dy kanë publikuar foto në rrjetet sociale, ndërsa vëmendje ka tërhequr edhe eleganca e Venerës. “Vajza nga Ipanema!”, ka shkruar ajo në njërën prej imazheve, ku shihet duke shijuar rrezet e diellit.

Ndoshta, axhenda e ngarkuar gjatë vitit ka shtyrë çiftin të ndërmarrin një periudhë pushimesh në Europë. Kështu po, që pritet pranvera!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *