Dioni pranë vajzës të sapolindur, por Soni e ka gjetur zgjidhjen për provat! 0 890

‘Dancing With The Stars’ kërkon, ndër të tjera, ushtrim të vazhdueshëm të kërcimit. Prova, prova dhe vetëm prova, të cilat mund t’i ndalë vetëm një lajm i ëmbël, siç ishte dhe ardhja në jetë e vajzës së Dion Gjinikës. Ky i fundit ishte partneri në skenë i Soni Malaj, ndërsa këngëtarja duket se ka mbetur ‘e vetme’ ditën  e sotme.

Epo, ja që në ‘DWTS’ duket se nuk shpenzohet më kot asnjë moment, kështu Soni ka gjetur një tjetër partner. Vetëm se këtë herë, ndryshe nga ndonjë balerin, ka qenë Olta Ahmetaj ajo që i ka ardhur në ndihmë artistes. Të dyja vajzat janë ushtruar së bashku: Olta në rolin e Dionit dhe Soni duke u përgatitur për të premten. “Në mungesë të Dion Gjinikës, që sot është bërë baba, ja ku më vjen menjëherë në ndihmë koreografja Olta Ahmetaj”, ka shkruar Malaj në një nga videot e ndara në Instastory.

Puntata e ardhshme e ‘DWTS’ është vetëm dy ditë larg dhe ethet e garës i kanë mbërthyer konkurrentët prej kohësh. Sa për Sonin, duket se nuk ka pse të shqetësohet më tepër për këtë të premte…!

#dancingwiththestars #foxtrot

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *