KreuFashion

Fustani i dasmës së Kate Middleton, tashmë në H&M për rreth $300!

Kur Kate u martua me William, përpos ceremonisë madhështore, ishte dhe fustani i bardhë i Dukeshës ai që bëri shumicën e vajzave të dashuroheshin pas punimit unik. Alexander McQueen ishte dizanjeri që qendronte prapa këtij krijimi enkas për Middleton, e duket se fansat e Kate, dhe jo vetëm, do të kenë mundësinë ta bëjnë të vetin një model pothuajse të njejtë. H&M ka mundësuar diçka të tillë, me një çmim fare minimal.

Elegantë, i prerë në mes dhe punuar me tyl në pjesën e sipërme, nuset e ardhshme do të mund të shkëlqejnë në dasmën e tyre, po aq sa Dukesha e Kembrixhit. Kosto prej $299 është lehtësimi që H&M sjell për klientet besnike, një shifër ideale për shpenzim kushtuar ditës së madhe. Krahasuar me origjinalin, fustani i H&M ka ndryshime në detaje, por silueta e hollë, që derdhet pas trupit dhe dantella janë ato çka e përafrojnë shumë me krijimin e McQueen.

H&M e ka propozuar menjëherë për publikun një alternativë të tillë, ndërsa reagimet në rrjet kanë qenë nga më të shumtat, natyrisht, në sensin pozitiv. Si ju duket ky model? Do ta bënit tuajin për ditën e dasmës?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF