Nevina e deklaron: “Kjo është prezantuesja ime e preferuar në Shqipëri!” 0 1256

Sarahah është një ndër programet, që përdoruesit e rrjetit filluan të përdornin më shumti kohët e fundit. Duke regjistruar emrin, çdokush mund të bëjë pyetje nga më të ndryshmet, për të ditur diçka më tepër rreth personit në fjalë. Kështu, personazhet e njohur kanë qenë të hapur ndaj një ‘sfide’ të tillë, e pjesë e kësaj loje është bërë edhe Nevina Shtylla.



View this post on Instagram

👋 #hey

A post shared by NEVINA SHTYLLA (@nevinashtylla) on

Ndjekësit i kanë bërë pyetje nga më të shumtat, duke filluar nga mosha (23 vjeç), gjatësia (173 cm), pesha (52-54 kg), e deri tek planet për verën, gjë për të cilën Nevina ka thënë se ka në projekt vetëm pushimet. Ndërkohë, një nga pyetjet e ardhura për moderatoren ka qenë: “Prezantuesja juaj e preferuar?”, e nëse mendoni se Shtylla ka thënë se janë të shumta, gaboni. Ajo e ka patur një përgjigje, duke zbuluar kështu emrin e Alketa Vejsiut.

Zakonisht, personazhet e ekranit nuk preferojnë të përmendin emra konkretë, në mënyrë që të shmanget ndonjë hatërmbetje e mundshme. Por, Nevina ka qenë mëse e bindur për zgjedhjen e saj, duke na zbuluar diçka më tepër mbi veten.

View this post on Instagram

Hey there ❣️

A post shared by NEVINA SHTYLLA (@nevinashtylla) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *