KreuCelebrity

As nuk e kishte pritur një përgjigje të tillë, Jay Z tregon momentin më të bukur me vajzën

Të gjithë prisnim që në intervistën me David Letterman, Jay-Z të ndalej dhe te fliste për Beyonce, nuk ndodhi kështu.

Reperi amerikan është ndalur të flasë për vajzën e madhe më të cilën ka një marrëdhënie shumë të ngushtë, Blue Ivy. Ai ka ndarë me ne një episod shumë të këndshëm mes tyre si baba dhe bijë, duke na treguar edhe se Blue Ivy nuk është më ajo vajza e vogël, por ka filluar të veprojë dhe të mendojë si një e rritur. Teksa Jay Z kishte shkuar ta merrte në shkollë me makinë, për një moment i kishte dhënë në shtyrje të lehtë, por që nuk është përjetuar aspak mirë nga 6 vjeçarja. Më e bukura qëndron tek përgjigja që ajo i ka dhënë.

“Për një moment, dëgjova zërin e saj që më tha: “babi”. Unë ktheva kokën dhe m atë zërin e saj më tha: “Nuk më pëlqeu mënura se si u solle. Ajo është 6 vjeçe, por kjo i lëndoi ndjenjat e saj. Kjo ishte gjëja më e bukur që më ka thënë ndonjëherë”, u shpreh ai gjatë inyervistës.

Jay Z dhe Beyonce kanë së bashku tre fëmijë, Blue Ivy dhe binjakët Sir dhe Rumi.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF