KreuCelebrity

Elvana Gjata sërish si Kim Kardashian, por kësaj here ka guxuar shumë!

Për më shumë se dy vite, Elvana Gjata u shkëput nga tregu muzikor shqiptar, për të vazhduar karrierën e saj, tashmë në një treg botëror. Megjithatë, më të mirën e kishte lënë për më vonë. Në një mini album që mban titulli “3”, Elvana solli 6 këngë të reja, të cilat u shndërruan menjëherë në hite. Promovimin e tij e bëri me një koncert përpara një publiku të zgjedhur prej 100 të ftuarish.

Së fundmi, nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja na ka zbuluar bashkëpunimin e saj më të fundit me reperin Ty Dolla me një klip shumë veror të xhiruar jashtë Shqipërisë. Një vëmendje jo pak të madhe tërhoqi kolazhi me foto, ku Elvana shfaqej shumë seksi e veshur me lejla me sfonde të ngjyrave të ndryshme që qëndronin në kontrast me njëra-tjetrën.

Streçet e saj, sipër së cilave dukej se kishte veshur mbathje, të gjithëve na bën përshtypje. Ky trend paksa i guximshëm është prezantuar më herët nga Kim Kardashian me streçet e saj lëkurë, që ia vënë më në dukje format trupore.

Si mendoni ju, kujt i duken më bukur Kim apo Elvanës?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF