KreuCelebrity

Enada At’Nikolla tek Rudina: “Kostumet e Makbeth dhe Lakuriqi i Natës, eksperiencë e bukur!”

Jemi mësuar të shohim punën e saj në skenat e festivaleve muzikore ose veshur në trupin e ndonjë prej personazheve shqiptarë. E njohim të gjithë si një ndër stilistet më të famshme shqiptare, ashtu sikurse krijimtaria e saj veçohet nga origjinaliteti dhe risitë në modele. Por, erdhi disi e papritur kur pamë emrin e Enada At’Nikollës të listuar në radhën e stafit që punoi për realizimin e ‘Makbeth’.

A post shared by Enada At'Nikolla Atelie (@enadaatnikolla)

Shfaqja e bujshme nuk e solli Enadën si kostumografe, detaj që stilistja e sqaroi në pasditen e sotme tek emision i Rudina Magjistarit. “Unë isha kuratorja, kostumografe ishte dikush tjetër. Fillimisht, kur dëgjova ‘Makbeth’ mendova menjëherë për stilin klasik, por shfaqja ishte ngritur mbi një koncept modern dhe të tilla ishin dhe kostumet”, u shpreh At’Nikolla, ndërsa foli edhe për ‘Lakuriqi i Natës’. “Është një operetë me shumë larshmëri, shumë ngjyra, pasi miksohen disa arte, si baleti, muzika, aktrimi, pak humor…Veshjet këtu mbajnë vetëm vulën time, janë totalisht stili im dhe të them të drejtën e pata shumë më të lehtë të krijoja”, ka shtuar dhe më tej stilistja.

A post shared by Enada At'Nikolla Atelie (@enadaatnikolla)

Enada u shpreh se afrimi me skenën e teatrit dhe operas ka qenë një eksperiencë e bukur, ndër të tjera. Stilistja foli edhe për linjën e re të parfumeve, At’Nikolla, që përmban tetë fragranca të reja, duke vazhduar kështu të cilësohet si e vetmja linjë parfumesh vendase në Shqipëri. Një punë që ka kushtuar shumë kohë e mund, por që në fund po shpërblehet me kërkesën dhe pëlqimin e njerëzve.

A post shared by Enada At'Nikolla Atelie (@enadaatnikolla)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF