Këngëtari ndërpret koncertin, ndihmon fansen që të japë lajmin e bukur të shtatzënisë 0 439

Një moment për të mos u harruar nga koncerti i Justin Timberlake. Këngëtari teksa po performonte live në Detroit, ‘Little Caesars Arena’ përpara dhjetëra personave, arriti të dallonte një pankartë të një fansjeje të tij, ku shkruante: Të lutem do të më ndihmosh të njoftoj shtatzëninë time?

Justin ka zbritur në publik, ka takuar fansen dhe më pas iu drejtua të gjithë të pranishmëve në koncert: A jeni gati? Detroit kjo është shumë ‘cool’. Kjo pankartë më kapi syrin dhe ndalova spektaklin! Baby Baxtresser po vjen më 1 nëntor 2018”.

Në një prononcim për Fox News, Baxtresser u shpreh se nuk e kishte pritur kurrë që këngëtari i saj i preferuar të bënte këtë gjë. Sipas saj, e kishte menduar që mund ta takonte dhe të bënte me të një foto, por kurrsesi që të ndalte koncerti.

“Unë e prisja që ai ta shihte dhe më pas të bënim bashkë një foto, por nuk e kisha pritur kurrë që ai të ndalte koncertin. Ishte një eksperiencë e paharrueshme”, u shpreh Baxtresser.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *