Mund të mos ju pëlqejë, por këto janë anët më negative të personalitetit të secilës prej shenjave! 0 986

Sa herë e kemi dëgjuar që njerëzit nuk janë vetëm të mirë apo të këqinj? Gjithësecili karakterizohet nga të dyja anët, edhe pse njëra prej tyre dominon më shumë se tjetra. Siç edhe dihet, çdokush ka defektet e veta, që shpesh vihen re në momente të caktuara nga të tjerët.

Mund të jemi shumë të dashur, por egoistë në çaste të caktuara. Mund të jemi impulsivë, por tejet të duruar kur vjen puna tek njerëzit e zemrës. E vërteta është se aspekte të kësaj natyre nuk janë të ndara në dy grupime të caktuara, kështu e kemi të vështirë ta kuptojmë deri në fund tjetrin. Sa për anët negative të secilit, astrologjia flet shumë.

Secila prej shenjave karakterizohet nga ato anë të karakterit, që për disa mbeten të pakonceptueshme. Mundohemi t’i ndryshojmë, por është thjesht e pamundur. Edhe ata vetë mund të mos duan kurrë të shfaqin atë anë të personalitetit, por ja që nuk kanë se çfarë të bëjnë. Njihuni me listën e negativiteteve të secilës prej shenjave.

DASHI – impulsiv.
DEMI – dembelë.
BINJAKËT – sipërfaqësorë në njohuri.
GAFORRJA – ankohen shumë.
LUANI – të pavëmendshëm.
VIRGJËRESHA – shpërthejnë në inat menjëherë.
PESHORJA – hipokritë, kur vjen puna tek komplimentimi i njerëzve.
AKREPI – të fiksuar pas seksit.
SHIGJETARI – të sëmurë për vëmendje.
BRICJAPI – duan me çdo kusht një pozitë në shoqëri.
UJORI – dele të veshur me lëkurë ujku.
PESHQIT – hiper-sentimentalë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *