“Qiell i Heshtur”, historia e suksesit të katër vajzave në kohën kur botën e sundonin burrat, ngjitet në Teatrin Metropol 0 145

“Qiell i Heshtur”, vepra që mban emrin e autores Loren Gunderson është ngjitur këtë të mërkurë në skenën e teatrit ‘Metropol’. Me regji të Armela Demaj, kjo vepër është e bazuar në historinë e vërtetë të disa grave shkencëtare në Observatorin e Harvardit në fillimshekullin e XX-të. Atëherë kur botën e “sundonin” burrat, Henrieta Levit, një vajzë e thjeshtë nga Bostoni, me pasion, këmbëngulje, por edhe netë të gjata pa gjumë, ia doli të shkruante historinë dhe të bëjë një zbulim rrënjësor që do hidhte poshtë çdo gjë që dihej për universin deri në atë kohë.

Nën interpretimin e shkëlqyer të Armela Demajt, Jonida Beqos, Sonila Kapidanit, Shkëlzen Berishës, Verjana Abazaj dhe nëpmjet një skenografie, në dukje minimaliste, që përbëhej nga tre tavolina pune, një biliotekë dhe një pianoje,  u soll për publikun historia e një grupi vajzash që punonin në një nga departamentet e observatorit e Harvardit, jo me shumë rëndësi, jo më kot njihej si “haremi i profesorit”. Një vepër, e cila flet për marrëdhëniet familjare, besimin, fuqinë e mendjes dhe shpirtit, mbështetjen, solidaritetin dhe këmbënguljen. Një vepër që eksploron marrëdhënien mes muzikës dhe matematikës, shkencës dhe besimit.

E gjithë shfaqja luhet në skenë nga 5 personazhe, 4 prej të cilave janë gra dhe paraqesin histori të ndryshme suksesi: Henrieta Leavit rreth moshës 30 vjeç, matematiciene, e zgjuar, që nuk dëgjon shumë mirë, për këtë arsye mban nja aparat dëgjimi, detajiste dhe shumë punëtore; Margarita Leavit, motra e Henrietës, një grua shtëpiake që është në gjendje të mbajë e vetme shtëpinë, pianiste, e martuar dhe me dy fëmijë; Amina Fleming nga shërbëtorja e profesorit, në një nga më të rëndësishmet në këtë departamet, me origjinë skoceze, e zgjuar dhe me shumë humor; Eni Kanon, këmbëngulëse, me shumë vetëbesim, aktiviste e të drejtave të gruas. I vetmi personazh mashkull ishte Piter Shau, përgjegjës i sektorit të intershipit të astronomeve, që i pëlqenin artet e bukura, por babai kishte zgjedhur këtë profesion si më të mirin për djalin e tij, krijon një lidhje dashurie me Henrietën, por që nuk përfundon me një fund të lumtur.

Për të gjithë ju që e keni humbur, “Qiell i Heshtur” do të vijojë të ngjitet në skenën e Teatrit Metropol edhe në datat  5, 6, 7, 8 Prill, ora 19:00.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *