A do të largohet nga ‘Portokalli’? Flori përgjigjet: “S’është çështje parash për të bërë lëvizje të mëdha!” 0 475

‘Portokalli’ ka ruajtur vetëm disa nga aktorët që nisën rrugëtimin në spektaklin e humorit. Shumë nga emrat që u mësuam t’i dëgjonim që në fillim në ‘Portokalli’, tashmë i janë drejtuar të tjera formateve në televizione të ndryshme. Një nga ‘besnikët’ e spektaklit është Flori Binaj, i cili u bë i njohur fillimisht nëpërmjet imitimit të kryeministrit aktual, Edi Rama.

Binaj është pjesë e pandarë e ‘Portokalli’ prej katërmbëdhjetë vitesh, edhe pse në nisje të sezonit të shkuar u përfol se Flori do të largohej, për të nisur një projekt të ri. Por, si qendron e vërteta? A do të largohet aktori nga ‘Portokalli’? I ftuar në ‘Ditë e Re’, Binaj qartësoi shumëçka. “Kam përshtypjen se në gjithë këto 14 vite në Portokalli është krijuar, duke qenë se unë kujdesem më shumë se ç’duhet për numrat e mi. I gjithë stafi që më rrethon, çuna, goca të talentuar më gjinden gati, mjafton që unë të them më duhet kjo dhe plotësohet aq mirë numri, saqë besoj se do të jetë e vështirë, do të duhet po aq kohë për ta krijuar në një televizon tjetër”, ka shpjeguar fillimisht Binaj.

Më pas, ai e ka vulosur faktin që nuk do të largohet nga spektakli i humorit, duke arsyetuar: “Pa dashur të ofendoj askënd, por nuk është çështje parash për të bërë një lëvizje të madhe. Është çështje ku ndihesh mirë ti për momentin dhe pse të bësh lëvizje kur je mirë!” Me pak fjalë, Florin do ta shohim në ‘Portokalli’ edhe për shumë gjatë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *