Kostumi nga ZARA, por Nora bën një tjetër blerje të guximshme për paraqitjen e saj të fundit! 0 1526

Nora Istrefi njihet për veshjet e saj të shtrenjta. Kemi lexuar për xhupat mbi 1000 euro, fustane edhe më të shtrenjta, por këtë herë duket se Istrefi ka sjellë një kombinim të guximshëm. Veshur kokë e këmbë me të bardha, Nora ka realizuar një tjetër set fotografik.

‘Whattheywearin’ ka zbuluar se kostumi në foto mban emrin e ZARA-s, e jo më kot përfshihet tek blerjet e lira të këngëtares. Kosto pothuajse 100 euro duket e përballueshme nga të gjithë, sidomos nga ato vajza që janë të apasionuara pas stilit në tërësi. Por, ja që Nora nuk e ka lënë me kaq, pasi atletet kushtojnë shumë herë më shumë se sa i tërë kostumi bashkë. Louboutin Vieira Calf mbajnë çmimin prej 495 euro, duke i shtuar kështu shumë më shumë vlerën kombinimit të Istrefit.

Me pak fjalë, nëse po mendoni për një paraqitje ‘all in white’, ZARA do të ishte sugjerimi i duhur. Sa për atletet…varet sa shumë e doni modën!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *