KreuCelebrity

Kylie Jenner na tregoi ngjyrën e buzëkuqit që s’e kishim parë ndonjëherë: të gjithë njëzëri ‘sa e shëmtuar’

Ditën e djeshme, Kylie Jenner ka njoftuar se koleksionit të saj buzëkuqeve i janë shtuar edhe katër ngjyra të reja. Cilat janë tre të tjerat? Nuk e dimë, pasi nuk mund ta heqim nga mendja ngjyrën ushtarake, të cilën ylli i ‘Keeping Up With Kardashian’ ka vendosur ta quajë ‘Ironic’.

Pasi 20-vjeçarja ndau me miqtë e saj në rrjetet sociale, video me ngjyrat e reja të koleksionit, komentues të shumtë e kanë cilësuar atë si një ngjyrë shumë e shëmtuar për të lyer buzët, madje ka pasur nga ata që e kanë krahasuar me mykyn, supën me bizele apo edhe me pelenën e Stormit, duke qenë se Kylie është shprehur se ky koleksion i dedikohet vajzës së saj të sapoardhur në jetë.

IRONIC ? #April10 KylieCosmetics.com

A post shared by Kylie Cosmetics (@kyliecosmetics) on

“Më vjen keq, por nuk paguaj 29 dollarë për buzët e diarresë”, shkruan një komentuese.

Megjithatë, le ta lëmë me një anë fëmijën! Sigurisht, ajo ka dashur që të krijojë një hije unike që nuk ishte parë ndonjëherë dhe ia ka dalë. Kishit parë më herët një buzëkur ngjyrë ushtarake? Joo! Jemi të bindur që në fillim vajzat do të bëjnë pak rezistencë, por mjafton që një ditë të shohim Kylien me buzë të tilla, më pas Kim, Kendall dhe mikeshat e saj modele dhe ja ku u shndërrua në trend.

Pas kësaj ju nuk do e blini? Dyshojmë për këtë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF