Mirupafshim flokë të gjatë! Dua Lipa ndryshon rrënjësisht look dhe duket kaq ‘cool’ 0 869

Jemi mësuar që ta shohim atë, pothuajse gjithmonë me një look të njëjtë; make up shumë i lehtë, flokët me një gjatësi mesatare si me valë deti dhe me një stil të të veshurit shumë sport.

Por Dua Lipa ka vendosur që të ndryshoj totalisht look. Në listën e personazheve të njohura të ekranit që kanë shkurtuar flokët e tyre sapo u bë dhe Dua Lipa. Këngëtarja, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale na tregoi se floku i saj i gjatë tashmë nuk është më, për t’ia lënë vendin një look-u krejtësisht ndryshe, por që i shkon shumë.

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshmë. Ajo është ndër të paktat artiste të reja, e cila ka arritur të marrë mbi një miliardë klikime në Yotube me këngën e saj ‘New Rules’, këngë e cila u drejtohet të gjitha vajzave që sapo janë ndarë nga i dashuri i tyre. Gjithashtu këngëtarja me origjinë shqiptare ka thyer rekordin e vendosur nga Ed Sheeran, duke u nominuar në 5 kategori në Brit Award.

Pra me pak fjalë, Dua e rekordeve!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *