KreuCelebrity

Shpenzimi më marramendës që Enca ka bërë deri më tani: jo veshje, makina, apo bizhu

Në klipet e saj e kemi parë gjithnjë me veshje të markave më të njohura, makina luksove, bizhuteri të shtrenjta, por ndryshe është Enca e videoklipeve dhe ndryshe ajo në jetën reale. Në çdo klip të saj, këngëtarja ka ditur se si të vijë ndryshe qoftë në look, ashtu edhe me projektet muzikore dhe jo rrallë herë këngët e saj ngjallin debate. ‘Dua’ është projekti i saj më i fundit, në të cilin trajtohet historia e një vajze që dashuron një burrë të martuar. Sipas Encës, ky është një fenomen që ndodh rëndom në çdo shoqëri, por merita e saj qëndron në faktin se nuk mohon siç shumë të tjerë bëjnë.

Megjithatë, e ftuar tek ‘Rudina’ Enca është ndalur të flasë më tepër për veten dhe përtej të dukshmes në ekran. Ajo ka treguar se ndryshe nga çfarë duket, nuk është shumë e dhënë pas makinave, bizhuterive, për këtë arsye shpenzimi më i madh që ka bërë deri më tani është shtëpia e saj, në një lagje në perieri të Tiranës.

“Kam fituar shumë dhe siç kam shpenzuar shumë, mbi të gjitha, investim për projektet e mia. Jam ndoshta ndër të vetmet artiste shqiptare që i kushtoj kaq shumë rëndësi këngëve dhe klipeve, që shkojnë në çmime sh të larta. Më ndihmon mami me shpenzimet. Më i madhi ka qenë shtëpia, e cila vijon të jetë në ndërtim. Kjo ka qenë blerja më e madhe deri tani. Kam vendosur që në Tiranë të jetoj në një penthouse timin. Është në një lagje private në Tiranë. Kam menduar që shpenzimet më të vlefshme shkojnë tek shtëpitë. Nuk jam e dhënë pas makinave, bizhuterive. Jam duke përfunduar mobilimin. Më ka ndihmuar një arkitekt. Shtëpia është e bardhë, shumë klasike”, u shpreh Enca.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF