KreuCelebrity

Si veshja ndihmoi lideret femra në luftën për të drejtat civile!

Në pamje të jashtme, ajo nuk do të ishte gjë tjetër përveç se një foto e një të burgosureje, por prapa saj qëndron një histori e gjatë dhe mbi të gjitha përcjell një mesazh. E veshur me një kostum të gjerë, me këmishë të bardhë, dhe me syze, Rosa Parks dukej aq shumë femërore kur  u arrestua në Montgomery, Alabama, në dhjetor të vitit 1955. Edhe pse rrobaqepësja afrikano-amerikane dhe njëkohësisht sekretarja e NAACP (National Association for the Advancement of Colored People/ Shoqata Kombëtare për Avancimin e Njerëzve me Ngjyrë) refuzoi që t’i lironte vendin në autobus një pasagjeri të bardhë, ajo nuk dukej aspak si një person radikal që shteti i Alabamës po “formonte”. Dhe kjo sigurisht ishte dhe çështja kryesore.

Lëvizja e të drejtave të njeriut ishte në gjendje të kontrollonte mesazhet e saj. Veshja u përdor si një mjet rezistence përballë qeverisë. Synimi i njerëzve me ngjyrë ishin të përballeshin me qeverinë, jo nëpërmjet dhunës, por të luftonin për të drejtat e tyre si njerëz me dinjitet. Sot stili, koncepohet ndryshe, por shumë kohë më parë, gjeneratat e hershme përdorën fuqinë e veshjes për të çuar përpara emancipimin e shoqërisë. Në protestat e shumta të bërë në periudhën e identifikuar si “Sunday Best” ( jo vetëm përkonte me ditën e meshës, por sepse ato të dielën vishnin gjithnjë rrobat e tyre më të mira), të qenurit të rregullt në pamjen e tyre tregonte një seriozitet për kërkesat që kishin dhe u impononin shoqërisë t’i merrnin ato seriozisht. Coretta Scott King, gruaja e Martin Lutter King ishte shembulli perfekt, ose Dorothy Height, akivistja e lëvizjes së femrave dhe e të drejtave civile e me kapelet e saj të veçanta që vendoste në kishë, i kishte kthyer ato në shenjë dalluese; një aksesor femëror që ngjasonte me ato të grave biznesmene të asaj kohe!

Efektiv dhe vigjilentë, këta udhëheqës të veshur me elegancë ndihmuan në fitoret kryesore legjislative – nga Akti i të Drejtave të Votimit të vitit 1965 në Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1968 – që kryesisht goditën ligjet e Jim Croë. Por pas tyre gjenerata e re, organizoi një zhvendosje më të madhe në politikë dhe në stil. Duke veshur pantallona të zeza, lëkurë me beretta në duar, ku grupim “Black Panther Party”, që funskiononte si parti iu përgjigj me vetëvendosje dëmtimeve masive urbane dhe mbikëqyrjes së rëndë të policisë. Në krye të kësaj partie qëndronin gra si Kathleen Cleaver, Elaine Broën dhe Angela Davis, të cilat e cilësuan si një “vetëdije të re” duke u nisur që nga pamja e tyre fizike e veçantë për të cilën ndiheshin krenarë; me flokët kaçurrela të imta, hundën e gjerë dhe shtypur, buzë të trasha – një shënues i mrekullueshëm vizual i identitetit të tyre. Pas veshjes, pamja ishte akoma më e qëllimshme dhe kishte një efekt më të plotë në të gjithë kulturën e njerëve me ngjyrë. Në këngën e saj, “Formation”, Beyonce i përmend të gjitha këto, si homazh për BPP (Black Panther Party).

Tani, ndërsa futemi në një kapitull të ri të mosbindjes civile, nuk është absurde të pyesim se cilat veshje ndihmojnë të tregojnë historinë tonë. Nëse ndjekim shembujt e përcaktuar nga paraardhësit tanë, duhet të kërkojmë diçka që është e guximshme, e menduar shumë mirë dhe që do të mbetet gjatë në memorie të njerëzve duke treguar historinë e një epoke, që mund të identifikohet lehtësisht vetëm prej rrobave që janë përzgjedhur nga aktivistët.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF