Dhe Dua godet sërish, në vetëm pak orë korr një tjetër sukses!

‘One Kiss’ ishte kënga që të gjithë po prisnin me padurim, pasi mësuam se ky do të ishte bashkëpunimi i Duas me Calvin Harry. Kënga u publikua më datë 6 prill dhe duket se 24 orë mjaftojnë që Lipa të korrë një tjetër sukses. Madje, duket sikur tashmë çdo gjë që ajo bën, shndërrohet në hit të padiskutueshëm.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetet sociale listën e këngëve ndërkombëtare më të dëgjuara në iTunes. Dua dhe Harris nuk mbajnë vendin e tretë ose të dytë, por renditen të parët në një përzgjedhje kaq të rëndësishme. Si për ironi, në po të njejtën listë, emri i këngëtares shihet i dymbëdhjeti, këtë herë me këngë ‘IDGAF’, që u publikua pak kohë më parë. Dua duket se është e pandalshme dhe vështirë të shohim regres në karrierën e saj. Me apo pa bashkëpunime, Lipa ia ka dalë të jetë qendra e vëmendjes së publikut pak nga pak.

View this post on Instagram

ONE KISS @CALVINHARRIS 🍒💥

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Për ta festuar si duhet një sukses të tillë, Dua ka postuar një tjetër foto, ku shihet vetëm me të brendshme dhe një veshje dy pjesëshe transparente. “Shumë e lezetshme për të vdekur e re”, ka shkruar ajo, ndërsa fansat kanë qenë ende nën entuziazmin e renditjes në iTunes. Tashmë, kudo ta shohim emrin e saj, duhet të përgatitemi për diçka të madhe. Bravo, Dua!

View this post on Instagram

2 CUTE 2 DIE YUNG

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *